FOTO/ Kombëtarja e Izraelit mbërrin në Tiranë, masat në hotelin ku do qendrojnë
Kombëtarja e Izraelit ka mbërritur në Tiranë rreth orës 18:30 minuta nën masa të rrepta sigurie, ndërsa shoqërimi i tyre është bërë që nga Rinasi. Plot 180 policë kanë rrethuar hotelin në kryeqytet ku pritet të akomodohet skuadra izraelite dy ditë para përballjes me Shqipërinë në “Elbasan Arena” në orën 20:45 në kuadër të eliminatoreve Rusi 2018.
Siç raporton gazetarja e News 24, Dorjana Bezat, pritet që para hotelit të ngrihen edhe disa postblloqe për të kontrolluar mjetet apo persona të dyshimtë. Shoqërimi dhe ruajtja e tyre i është ngarkuar forcave speciale RENEA, ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Policia ndërmari një sërë masash për mbarëvajtjen e udhëtimit sot duke bllokuar edhe disa rrugë. Po kështu edhe ndeshja e së shtunës në “Elbasan Arena” ka sjellë masa të shtuara sigurie duke nisur që nga kontrolli i stadiumit dhe sigurimi i perimetrit rreth Elbasan Arena.
Burime të “BalkanWeb” thonë se 3000 forca policie do angazhohen për sigurinë, ndërsa pritet të ngrihet një perimetër sigurie rreth stadiumit ku do të ushtrohen disa kontrolle për të mos lejuar futjen e fishekzjarrëve, banderolave dhe sendeve të tjera të paligjshme. Këto masa janë marrë në kuadër të sigurisë dhe rrezikut që mund të paraqesë kjo ndeshje, sidomos nga sulmet terroriste.
Në planin e masave është përfshirë edhe Shërbimi Informativ Kombëtar, ku shumë agjentë civile do të jenë në lëvizje para, gjatë dhe pas zhvillimit të takimit të vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Mësohet se inspektime të vazhdueshme në “Elbasan Arena” janë zhvilluar prej ditësh edhe nga një grup i huaj, i cili konfirmohet nga burime të policisë, se i përket shërbimeve inteligjente izraelite.
Ndërkohë Kombëtarja shqiptare vazhdon më kohë të plotë përgatitjet për sfidën e 12 nëntorit kundër Izraelit.









KOHA JONË SONDAZH
Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?
Results
Vota totale: 12644

