FOTO/ “Mirë se vjen vëlla”, Manaj pritet me shqiponjë te Barcelona

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë Rey Manaj ka pozuar ndoshta edhe për herë të parë si futbollist i Barcelonës.

Këtë e konfirmon kjo fotografi e sulmuesit lushnjar, që shton kështu koloninë e shqiptarëve te gjiganti i La Liga.

Manaj ka formuar me duar shqiponjën dykrenare me lojtarin tjetër të Barcelonës, Labinot Kabashi, i cili përmes një “Instastory” i uron “mirë se ardhje” sulmuesit 23-vjeçar.

Kabashi është pjesë e Barcelonës prej tre vitesh, me të cilët ka fituar edhe një UEFA Champions League për të rinjtë. Ai pritet të ndihmojë me asiste Manaj, pasi luan si një “9” fals por edhe të ambientohet në Katalonjë.

SHKARKO APP