Foto/ Ndeshja solidarizuese për tërmetin, Berisha “thumbon” keqazi Christian Panuccin

Shumë prej futbollistëve që kanë shkruajtur historinë me kombëtaren shqiptare i kanë dhënë “PO” idesë së Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Shoqatës së Futbollistëve shqiptarë për zhvillimin e një takimi solidarizues për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nën moton ” Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku” Andi Lila, Igli Tare dhe Lorik Cana do të bashkohen me emra të rëndësishëm të futbollit ballkanasit.

Këta të fundit do të organizojnë më 10 janar, në stadiumin kombëtar një miqësore me ish futbollistë të kombëtares shqiptare,Italisë kampione bote në vitin 2006, Turqisë, pjesëmarrëse në botërorin 2002, si dhe veteranëve të Greqisë së artë, që triumfoi në “Europianin 2004”.

Por kjo nuk ka ndalur ironitë në rrjetet sociale. Protagonist është bërë portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili i ka “tërhequr” veshin Andi Lilës për mos-thirrjen e ish trajnerit të kuqezinjve, Christian Panucci.

“@AndiLila, Panucci është në formacion?” Ishte pyetja e Berishës, që nuk e kurseu të qeshurën me lot.

SHKARKO APP