Foto nga ndeshja Real Madrid- Atletiko Madrid

Ka nisur me emocione pjesa e dytë e finales së Ligës së Kampionëve mes dy ekipeve spanjolle.

Atletiko Madrid ka humbur një mundësi të artë për barazim në minutën e ’47, teksa portieri i Realit, Keylor Navas, priti penalltinë e ekzekutuar nga Antoine Griezmann.

Reali i Madridit kryeson ndaj Atletikos 1:0, gol ky i shënuar në minutën e ’15 nga futbollisti Sergio Ramos. Goli u shënua në minutën e 15-të, por sipas specialistëve dhe komentatorëve në studiot televizive ai ishte i parregullt pasi Ramos ndodhej në pozicion jashtë loje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “San Siro” të Milanos në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zidane ka vetëm mungesën e Varane ndërsa Simeone e ka të plotë skuadrën.

Mbretërorët synojnë kupën e 11-të ndërsa bardhekuqtë kërkojnë trofeun e parë në këtë kompeticion.

Minuta e 70 dhe vazhdon rezultati 1 me 0.

r5 r6 r2 r9 r3 r7 r1 r8

Formacionet zyrtare

Real Madrid: Navas, Pepe, Ramos, Marcelo, Carvajal, Kroos, Bale, Casemiro, Modrić, Ronaldo, Benzema
Trajner: Z.Zidane

Atlétiko: Oblak, Juanfran, Godín, Savić, Filipe Luís, Koke, Fernández, Gabi, Saúl Ñíguez, Griezmann, Torres
Trajner: D.Simeone

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?