(FOTO) Njihuni me ‘bishën’ e re të Ronaldos, futbollisti i bën dhuratë vetes Bugattin 10 milionë euro

Cristiano Ronaldo i ka bërë sërish vetes një dhuratë super. Një Bugatti Centodieci që kushton 10 milionë euro i shtohet koleksionit të makinave luksoze të futbollistit të Juves.

Sipas mediave italiane 35-vjeçarit gjithsesi do t’i duhet të presë deri në vitin 2021 që “xhevahiri” t’i dorëzohet në shtëpi. Kjo makinë do të jetë me ngjyrat bardhë e zi, ashtu si fanela e Juventusit, dhe ka 1600 kuaj fuqi.

Kjo Bugatti Centodieci arrin 100 km/h për 2,4 sekonda. Centodieci është një version më i rafinuar i Bugatti Chiron, të cilën portugezi e zotëron.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ky lloj i super makinës ekzistojnë vetëm 10 në të gjithë botën. 35-vjeçari ndër vite ka blerë, tetë Ferrari, disa Roll Royce, BMË dhe McLaren, derisa tani e ka shtuar edhe një jaht super të kushtueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?