FOTO/ Shqipëria ”dërgon” Edon Zhegrovën te Juventusi, futbollisti falënderon Ramën: Krenar që jam shqiptar
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar më 22 gusht dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Edon Zhegrovën. Sulmuesi anësor i Lille dhe Kosovës po kërkon një kalim te Juventusi në Serie A, por statusi i tij si ekstrakomunitar mund të jetë një pengesë. Për këtë vetë futbollisti ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, ku edhe ka ndarë një foto nga biseda me të në Whatsapp. ”Proud to be Albanian”,-shkruan futbollisti.
Zhegrova kërkon që Lille të bindet nga oferta e Juventusit dhe këtë verë (më 31 gusht mbyllet merkato) të kalojë në Serie A. Francezët e duan në ekip, por Edoni ka bërë këtë kërkesë për të qenë një lojtar vendas.
Futbollistët me pasaportë shqiptare nuk janë si të huaj në Itali, kjo pas një bashkëpunimi mes FSHF dhe FIGC (dy federatave). Kështu, secili klub në Itali që do merrte një futbollist me pasaportë shqiptare nuk do kishte nevojë të ‘shtrëngohej’ për të përpiluar listën, pasi ai do njihej si evropian, numri i të cilëve në ekip nuk është i kufizuar.
KOHA JONË SONDAZH


