Foto/ Shqipëria dhe Kosova “tërbojnë” serbët me kupën “Nënë Tereza”
Shqipëria dhe Kosova ka në plan të bashkojnë shqiptarët nëpërmjet futbollit.
Armando Duka dhe Agim Ademi që janë edhe presidentë respektiv të dy federatave do të kërkojnë në UEFA që të zhvillojnë një kupë e quajtur “Nënë Tereza”. Ky lajm ka rebeluar mediat serbe të cilat e kanë quajtur këtë trofe skandaloz.
Në faqen e parë të gazetës më të madhe serbe “Kurir” citohet se: “Skandali trondit Ballkanin!” Shqipëria bën një kompeticion të ri garues me klubet nga Kosova që kërkojnë një vend në garat evropiane”.