Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, sulmuesi i Napolit “zhvesh” lojtarin e Cagliarit

Për t’u përballur me Lorenzo Luccan, sulmuesin gjigant 201 centimetra, duhet vërtet një fizik prej kampioni. Këtë e di shumë mirë mbrojtësi i Cagliarit, Yerry Mina,edhe ai jo pak i gjatë me 195 cm, i cili dje përfundoi protagonist i një episodi mjaft komik.

Gjatë një dyluftimi në fushë, ish-lojtari i Udineses u rrëzua në tokë dhe, duke u përpjekur të ndalte Luccan, u kap pas pantallonave të kolumbianit. Pamjet e kamerave treguan Minën krejtësisht të zhveshur nga mesi e poshtë, duke shkaktuar një valë të madhe humori në stadium dhe në rrjetet sociale.

Momenti viral nuk mbeti vetëm në Itali: mediat dhe tifozët në mbarë Evropën e shpërndanë pamjen, duke e kthyer incidentin në një nga episodet më të komentuara të javës në futbollin italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?