FOTOLAJM/ “Mikpritja shqiptare”, nëElbasan valvitet flamuri i Izraelit

Ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet nën masa të rrepta sigurie për shkak të informacioneve paraprake që agjensitë e inteligjencës së të dy vendeve kanë patur rreth mundësive të planifikimit të ndonjë akti terrorist. Për këtë arsye pak ditë më parë u arrestuan edhe katër shqiptarë të cilët dyshohet se kishin rënë në kontakte me ISIS për të përsëritur në vendin tonë një skenar të ngjashëm me atë “Bataclan” në Paris. Gjithsesi xhesti fisnik i qytetarëve të Elbasanit dëshmon edhe njëherë sot se ekipi i Izraelit ka gjetur një ambjent të ngrohtë e shumë mikpritës në Shqipëri.
/BW
KOHA JONË SONDAZH

