FOTO/Luis Suarez fiton “Këpucën e Artë”: Merita më e madhe i takon shokëve të skuadrës

Luis Suarez ka marrë sot trofeun “Këpucën e Artë”, si golashënuesi më i mirë i sezonin 2015-2016. Pasi shënoi 40 gola në sezonin e shkuar në La Liga me fanellën e Barcelonës, Luis Suarez ka marrë sot “Këpucën e Artë”, duke lënë pas Ronaldon dhe Mesin në këtë garë.

“Falëndëroj Barcelonën, shokët e mia të skuadrës, është më shumë meritë e tyre se e imja që kam fituar këtë trofe”- ka thënë futbollisti.

Eventi i dorëzimit të trofeut është organizuar nga gazeta prestigjioze spanjolle “Marca”. Drejtori i Përgjithshëm i “Marca”-s, Juan Ignacio Gallardo dhe sekretari gjeneral i “European Sports Media”, Cees Van Cuilenborg i kanë dorëzuar “Këpucën e Artë” Suarezit, si golashënuesi më i mirë i Evropës për sezonin 2015-2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është hera e dytë që futbollisti i Uruguait ka fituar trofeun ‘Këpuca e artë”,e para ka qenë kur 29-vjecari luante me Liverpool-in.

Swiss Digital Mobile Reklama

Suares ka lënë pas Higuain me 36 gola dhe Ronaldon me 35 gola.

luis-1 luis-4 luis-5 luis3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?