FOTO+VIDEO/ Verrati “poshtëron” kundërshtarët, gjyqtari e ndëshkon me të verdhë

Paris SG ditën e djeshme mundi në transfertë ekipin e Nantes me rezultatin 0-2 duke marrë një fitore që e mban larg vetëm tre pikë larg kreut. Kjo përsa i përket rezultatit sepse diçka e pazakontë ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në këtë takim.

Verrati në minutën e 30-të bëri një kthim mbrapa të topit tek portieri në një mënyrë shumë të çuditshme. Italiani zgjedh të pasojë me kokë një top që shumë mirë mund të ishte kthyer me këmbë, e cila provokoi nervozizëm tek tifozët vendas.

Edhe pse në futboll pasimi me kokë nuk përbën faull, gjyqtari i takimit ndëshkon mesfushorin me karton të verdhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo sjell një irritim të lojtarëve të PSG-së, të cilët protestojnë gjatë pranë arbitrit. Mesa duket ekziston një kod etike i cili ndalon futbollistët që të poshtërojnë kundërshtarët e tyre. Protesta të shumta kishte nga lojtari dhe nga ekipi i tij por kjo nuk e ndryshoi vendimin e albitrit të ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?