Franca i kthen shpinën Infantinos: Ka cënuar imazhin dhe unitetin e futbollit
Tërmet në FIFA: Franca ka tërhequr zyrtarisht mbështetjen për Gianni Infantinon, vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të FIFA-s, të planifikuara për 18 mars 2027 në Rabat të Marokut.
Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka bërë prapakthehu, duke argumentuar se zhvillimet e fundit në qeverisjen e institucionit ndërkombëtar nuk janë më në përputhje me parimet e transparencës dhe qeverisjes së mirë.
“Një sërë ngjarjesh që përfshijnë drejtpërdrejt qeverisjen e FIFA-s dhe presidentin e saj kanë dalë në pah që kur FFF shprehu mbështetjen e saj më 29 qershor”, thuhet në deklaratën e federatës franceze.
Në qendër të polemikave ishte edhe projekti i Infantinos për t’i shitur një fondi privat investimi një pjesë të të drejtave të lidhura me Kupën e Botës, në një marrëveshje që kapte vlerën e 4.2 miliardë dollarëve.
Edhe pse projekti është braktisur pas kundërshtimit të UEFA-s dhe disa konfederatave të tjera, Franca thekson se kriza e qeverisjes në FIFA mbetet e pazgjidhur.
UEFA ka kërkuar largimin e Infantinos dhe ka kërcënuar me bojkot të kompeticioneve të FIFA-s. FFF kërkon tashmë një reformë të thellë të qeverisjes së FIFA-s, me synimin për të rikthyer besimin, transparencën dhe unitetin në futbollin botëror.
KOHA JONË SONDAZH

