Franca mund Italinë në Milano dhe merr vendin e parë

Franca triumfoi 1-3 ndaj Italisë, në duelin e mbajtur në Milano. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e dytë. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Rabiot përfitoi duke dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 33-të, Vicario shkaktoi autogol, duke i dhuruar kundërshtarit epërsinë e dyfishtë. Skuadra e Spalletit arriti të rifutej në lojë brenda pjesës së parë, me Cambiasson.

Franca siguroi fitoren me golin e Rabiot në fillimin e pjesës së dytë. “Gjelat” e mbyllin me 13 pikë në krye, duke lënë mbrapa Italinë me po aq pikë.

SHKARKO APP