Franca shkatërron Poloninë dhe shkon në çerekfinale, Mbappe shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Franca respekton pritshmërit duke siguruar një biletë për në çerekfinale të Kupë së Botës. Kampionët në fuqi fituan pastër 3-1 ndaj Polonisë, një ndeshje në të cilën do të vuanin jo pak.
Në pjesën e parë loja ishte e barabartë me shanse shënimi në të dyja portat. Zielinski dhe Lewandowski vendosën jo pak në vështirësi “Gjelat” që shpëtuan për mrekulli. Franca në anën tjetër do të gjente golin e avantazhit në minutën e 44-të.
Oliver Giroud merr një top në hyrje të zonës dhe me një të majtë të hidhur e dërgon në cepin e portës. Ai bëhet lojtari që ka shënuar më shumë gola në historinë e Francës, me 52, duke kaluar një legjendë si Henry.
Goli i dha një tjetër ritëm francezëve, që në pjesën e dytë janë të vendosur më mirë, duke sulmuar dhe më rrjedhshëm. Në minutën e 75-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Kylian Mbappe merr një top në hyrje të zonës dhe më pas me një qetësi dhe saktësi vrastare e dërgon në trekëndësh.
Mbappe nuk do të ndalej me kaq, pasi në fundin e kohë së rregullt do të realizonte një perlë të vërtet me një goditje fantastike në trekëndësh. Në shtesë, Polonia do të fitonte një penallti që do t kthehej në gol nga Lewandowski. /R.Lika-Koha Jonë/