“France Football” zbulon 5 emrat e parë të finalistëve të Topit të Artë
“France Football” ka gati listën prej 30 kandidatëve për çmimin ‘Topi i Artë’, teksa fillimisht ka zbuluar vetëm pesë prej tyre
“France Football” ka zbuluar pesë kandidatët e parë për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, derisa ka bërë të ditur se gjatë ditës do të mësohen edhe emrat e 25 lojtarëve tjerë.
Gareth Bale e Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Gianluigi Buffon (Juventus), Emerick Aubameyang Pierre (Borussia Dortmund), Sergio Aguero (Manchester City) janë pesë emrat e parë të zbuluar nga “France Football”.
“France Football” ka bërë të ditur se çdo dy orë do të mësohen nga pesë emra, ku në fund do të përpilohet lista prej 30 kandidatëve për “Topin e Artë”, e cila më vonë do të shkurtohet fillimisht në pesë pastaj në tre.
KOHA JONË SONDAZH

