Frenimi i Tiranës, marshojnë Kukësi dhe Partizani, në ndjekje të Skënderbeut

Tirana ndalet sërish pas derbit, dhe humb terren ndërsa tre ekipet e tjera pretendente, siç pritje i fituan lehtësisht ndeshjet e radhës.   Skënderbeu arriti fitoren e 4-t radhazi, pasi mundi të djelën 3-1  Vllaznisë, një kundërshtari që ndryshe nga kampionët si objektiv ka mbijetesën dhe u shkëput plot 5 pikë nga Kukësi i vendit të dytë, por këta të fundit si dhe rivalët e tjerë do t’i luajnë të hënën ndeshjet e tyre dhe mund të ngushtojnë sërish diferencën me kryesuesit. Për trajnerin Mirel Josa fitorja ndaj ekipit shkodran ishte një nga ato që tregojnë karakterin e një skuadre që kërkon titullin dhe njëkohësisht një ndër më të vështirat, dhe për të mbrojtur këtë arsyet nuk ngurron të radhisë edhe motivet. – “ Nuk mund të bëhet krahasimi me ndeshjet e tjera që kemi luajtur për vetë kushtet që është luajtur,” – theksoi Josa. “Ndaj Vllaznisë, me mungesën e tifozerisë dhe për faktin se skuadra vinte nga një sërë fitoresh, dhe duke pasur parasysh edhe fitoren që ishte si një detyrim, ndeshja ishte shumë e vështirë.”  Në analizën taktike të kësaj sfide, Josa zbuloi se lëvizja fitimtare ishte ndryshimi i modulit duke kaluar nga 3 me 2 sulmues e përkatësisht Martins e Progni. Shënoi  me fanellën e kampionëve dhe Liridon Latifi, për të cilin Josa  ka edhe një këshillë. – “Latifi ka cilësi të mira sulmuese, është i shpejte dhe kur ka luajtur herë të tjera ka dalë dy tre herë  në  pozicione goli, por duhet të shkrihet me mentalitetin e skuadrës pasi ne s'kemi mentalitet individual por kolektiv që është treguar në këto vitet e fundit me fitimin e titullit kampion.”një ditë më pas fitoi Kukësi 4-0 ndaj Flamurtarit. Trajneri i Kukësit, Artim Shaqiri u duk i kënaqur pas fitores me Flamurtarin, pasi ndryshe atij mund t’i rrezikohej stoli. – “Jam i kënaqur që jemi kthyer te fitorja. Ishte një fitore e rëndësishme pasi na shpërben edhe për moral pasi gjendja e ekipit nuk ishte aspak e mirë. Më vjen mirë që futbollistët zbatuan me përpikmëri detyrat dhe në fund arritën të shënonin 4 gola. Është e vërtet që Flamurtari luajti më keq pjesën e dytë por kjo mendoj se erdhi si pasojë e presionit tonë të madh. Mbetemi favoritët kryesorë për të synuar titullin dhe do t’i marrim ndeshjet një nga një sigurisht duke shpresuar që kundërshtarët të gabojnë”, – u shpreh Shaqiri. Laçi fitoi 2-0 ndaj Apolonisë dhe trajneri Armando Cungu e cilëson me karakter skuadrën e tij pasi arriti të fitojë edhe pse është e vështirë në situatën kur nuk ka mbështetjen e tifozëve në stadium.- “Laçi ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Në fillim kanë qenë një grup ekipesh me lojtarë cilësorë dhe për ne nuk ka qenë e lehtë por jemi përballur me dinjitet. Do të kërkojmë të japim maksimumin deri në fund për të kapur Europën. Kemi bërë shumë gabime në shtëpi dhe kemi gabuar në fazën e dytë për shkak të mungesave si ajo e James por edhe probleme me Vujadinoviç. Gjithsesi në këtë fazë po mundohemi të rikuperojmë sa më shumë por ndeshjet e mbetura do të jenë beteja edhe më të vështira”, – theksoi Cungu. Trajneri i Tiranës Gugash Magani, pas humbjes në derbi la edhe dy pikë të tjera në Durrës, ndërkohë që Partizani i Shpëtim Duros ka nisur marshimin dhe ka parakaluar me dy pikë bardheblutë, duk u vënë në ndjekje të kampionëve në fuqi dhe Kukësit, që mban vendin e dytë.

 

Kategoria Superiore

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 27-të/ Dje

Swiss Digital Mobile Reklama

Teuta-Tirana                                      0-0

Partizani-Elbasani                             4-1

Shënues:  Vila 49’, Raçiç 50’,  78’,  Rrahmani 90’,  Malindi 29’

KukësiKukësi – Flamurtari            4-0

Shënues:  Dushku 49′ Pejiç 52′ 71′ Hysa 77′

Laçi-Apolonia                                     2-0

Shënues:  Veliaj4′ Meto 73′

Të djelën

Skënderbeu-Vllazbnia                   3-1         

Shënues:  Radas 56′ Latifi 74′ Lilaj 82′ Gocaj 72′ pen

 

Klasifikimi

Skënderbeu         57

Kukësi                 55

Partizani              53

Tirana                  51

Laçi                     50

Flamurtari           34

Vllaznia               30

Teuta                  20

Apolonia             16

Elbasani              13

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?