Frikë në Serbi para ndeshjes me Shqipërinë, dyshohet për praninë e tifozëve shqiptarë në stadium

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur ditën e djeshme në Nish, aty ku do të zhvillojë sot ndeshjen ndaj Serbisë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Atmosfera para takimit është e ngarkuar, ndërsa autoritetet serbe kanë marrë masa të shumta sigurie për të garantuar një ndeshje të qetë.

Pavarësisht përpjekjeve për të shmangur tensionet, incidentet e para nuk kanë munguar. Mediat serbe raportojnë për vendosjen e flamurit shqiptar në stadium dhe përpjekje të disa personave për të shitur flamuj e fanella të kombëtares kuqezi, ndonëse është konfirmuar se në stadium nuk do të ketë tifozë shqiptarë të organizuar.

Megjithatë, një shqetësim i ri ka dalë në dritë. Autoritetet serbe dyshojnë se një numër shqiptarësh me pasaporta serbe, kryesisht nga Lugina e Preshevës, Bujanoci, Nish dhe Leskovci mund të kenë blerë bileta për të hyrë në stadium. Kjo ka shtuar frikën për tensione të mundshme gjatë ndeshjes, pasi çdo incident që mund të ndodhë në tribuna do të konsiderohet përgjegjësi e organizatorëve serbë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë sfond, forcat e rendit kanë shtuar kontrollet dhe prania policore është ndjeshëm më e madhe se zakonisht. Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë të mbikëqyrur nga afër, si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit të Leskovcit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?