”Frikë nga dështimet”, Mbappe: Më i miri i vitit është…
Kylian Mbappe, sulmues i PSG, është rrëfyer në një intervistë të gjatë për ”Der Spiegel”, ku ka folur për frikërat e tij dhe botën e futbollit, në një moment të caktuar, mund të biesh nga “parajsë” në “ferr”.
Frikërat
Ndonjëherë më shqetëson frika që kam. Nëse dështon si futbollist, të gjithë të vënë në dyshim. Kur humbet një ndeshje të madhe, pyetje që lind spontanisht është gjithmonë e njëjta: është ky fundi? Ishte bukur, por tani mori fund. Pozitive është që zgjat pak kjo ndjesi. E bukura është që në futboll nuk ke kohë për të menduar, kthehesh shumë shpejt në fushë.
Topi i Artë
Duke folur më konkretisht për një nga eventet më të rëndësishme të vitit (ceremoninë e çmimit të Topit të Artë), Mbappe zbulon fituesin e tij. “Messi. Pa dyshim ka qenë më i miri individualisht në këtë vit diellor”. Vetë francezi është përfshirë në listën e 30 kandidatëve për këtë trofe individual, por, sikurse kuptohet, për të argjentinasi është favoriti i madh.