“Fshesa” te Mancherster United, Mourinho heq 8 lojtarë të panevojshëm
Jose Mourinho ka shpenzuar 145 milionë euro për të sjellë katër lojtar te në afatin kalimtar veror.
Por portugezi duke parë ecurinë e skuadrës së tij, ka filluar të mendojë riparimin e skuadrës, dhe gjëja e parë që i ka shkuar ndërmend janë largimi i lojtarëve të panevojshëm.
‘The Telegraph’ shkruan se Jose Mourinho ka përzgjedhur tetë lojtarë për të larguar në dy afatet e ardhshme kalimtare (dimëror dhe veror), përcjell lajmi.net.
Marcos Rojo, Mateo Darmian, Phil Jones, Bastian Schëeinsteinger, Morgan Schneiderlin, Michael Carrick, Memphis Depay dhe Ashley Young, janë emrat që përmend gazeta e njohur britanike.
KOHA JONË SONDAZH

