FSHF dhurata për fëmijët e fshatit “Sos”

Në prag të festave të fundvitit, Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar të surprizojë fëmijët e fshatit Sos duke u dhuruar nga një çantë me bazë materiale sportive.

Federata rikthehet në këto ambiente ku më parë ka investuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive.

“Projektet e FSHF-së janë të vazhdueshme për të përmirësuar sa më shumë jetën tonë, në vendin tonë dhe pse jo nëpërmjet lojës së futbollit. Është fillimi i festave të fundvitit dhe jam i lumtur që sot jam këtu. Ju uroj juve dhe nëpërmjet jush të gjithë fëmijët në Shqipëri, gëzuar festat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më përgjegjshmërinë e fuqisë që ka sporti i futbollit, FSHF vazhdon bashkëpunimin me partnerët e saj për të bashkuar të gjitha shtresat e shoqërisë me focus të veçantë tek fëmijët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?