FSHF i dërgon një shkresë zyrtare për rinisjen e Superligës, ja plani i detajuar

Federata Shqiptare e Futbollit ka planifikuar zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të kampionatit. Sipas këtij dokumenti të publikuar nga “Tv Klan”, që mban datën 22 prill Federata propozon që ekipet të zbresin në fushë më 2 maj për të arritur formën fizike dhe më 24 maj të rinisin ndeshjet, sigurisht pa praninë e tifozëve dhe nën masa të rrepta higjieno-sanitare.

Ky do të ishte skenari optimal për t’i përfunduar takimet më herët se 3 gushti, që është dhe data përfundimtare e udhëzuar nga UEFA një ditë më parë. FSHF i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Sportit e gatshme të ulet në bisedime për të gjetur momentin më të përshtatshëm për rinisjen e sezonit futbollistik 2019–2020.

Në datat e Majit të shenjuara me ngjyrë të kuqe është parashikuar që Superliga të rinisë me 24 Maj dhe të përfundojë më 22 Korrik. Ndërsa në datat e shenjuara me ngjyrë të verdhë është parashikuar të luhen ndeshjet e kupës me finalen më 26 Korrik. Por nëse kushtet shëndetësore nuk do ta lejojnë zhvillimin e ndeshjeve të Superligës sipas këtij kalendari, atëherë FSHF ka gati të paktën edhe 2 plane të tjera për zhvillimin e ndeshjeve çdo 3 ditë.

SHKARKO APP