FSHF ndryshon orarin e sfidave të javës së 19-të për shkak të pandemisë
Rregullat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik Shkencor, që kufizojnë lëvizjen deri në orën 20:00 për shkak të pandemisë së COVID-19, kanë sjellë ndryshime edhe në oraret e ndeshjeve të Superiores.
Sfidat e së premtes mes Teutës dhe Skënderbeut do të nisë prej orës 16:00 dhe jo në 18:00, sikurse ishte programuar në fillim. Gjithashtu ka një ndryshim edhe për të shtunën.
Takimi Vllaznia-Apolonia do të luhet në 14:00 dhe jo në 17:00. Sfidat e tjera të javës së 19-të të Superiores, Bylisi-Laçi, Kastrioti-Partizani dhe Tirana-Kukësi nuk ndryshojnë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19
E premte, më 12 shkurt 2021
Ora 16:00 | Teuta-Skënderbeu
E shtunë, më 13 shkurt 2021
Ora 14:00 | Tirana-Kukësi
Ora 14:00 | Bylis-Laçi
Ora 14:00 | Kastrioti-Partizani
Ora 14:00 | Vllaznia-Apolonia