FSHF organizon mbledhje me përfaqësuesit e Shoqatave Rajonale, në fokus rritja e cilësisë së talenteve

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një mbledhje me drejtorët e Shoqatave Rajonale në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, Përgjegjësi i futbollit të fëmijëve në FSHF, Andi Zëre dhe tetë drejtorët e Shoqatave Rajonale.

Në këtë mbledhje u diskutuan disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së futbollit mesatar në vend. Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea prezantoi edhe programin teknik për muajin shkurt, me ushtrime specifike që trajnerët do të duhet të ndjekin.

Gjithashtu u diskutua edhe për turneun e ardhshëm rajonal që do të organizohet nga FSHF në muajin maj, një aktivitet ku evidentohen talentet më të mira nga të gjitha zonat rajonale të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund u bë edhe një analizë e detajuar për ekipet rajonale, puna që është bërë dhe objektivat që duhet të arrihen në të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?