FSHF përmbyll takimet e licencimit me 10 klubet e “Abissnet Superiore”

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën e Futbollit ka përmbyllur me sukses takimet dypalëshe me 10 klubet e kampionatit “Abissnet Superiore” në kuadër të procesit të licencimit të klubeve për edicionin e ardhshëm.

Gjatë këtyre ditëve, drejtues dhe specialistë të kritereve të licencimit në FSHF kanë mirëpritur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” përfaqësues të klubeve të elitës, ku janë trajtuar në detaje rregulloret e licencimit, standardet që duhen të përmbushen si dhe procedurat e sakta për plotësimin dhe dorëzimin e dokumentacionit përkatës.

FSHF mbetet e angazhuar maksimalisht në mbështetjen e klubeve gjatë këtij procesi, duke ofruar asistencë të plotë dhe orientim të vazhdueshëm në plotësimin e dokumentacionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Federata e Futbollit e konsideron këtë proces të licencimit si një nga elementet kyçë për rritjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së futbollit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?