FSHF thirrje shtetit shqiptar: Ndalo ekstradimin e Ismail “Ballist” Morinës në Serbi

FSHF reagon publikisht dhe i bën thirrje të hapur autoriteteve përkatëse dhe institucioneve që të ndërhyjnë brenda kornizës ligjore për të ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.

Ismail Morina është ndaluar nga autoritetet kroate dhe katër ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut togat e zeza kanë vendosur ekstradimin e tij në Serbi.

“FSHF është plotësisht e angazhuar ti shkojë deri në fund një cështjeje të tillë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe hapësirat e saj institucionale dhe diplomatike për të riparë edhe një herë këtë rast. FSHF është duke u marrë intensivisht me këtë problem, duke siguruar vetë Ismail Morinën, familjen, por edhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i jepen në mënyrë që një dicka e tillë të mos realizohet dhe ku hapësira ligjore ankimuese në Apel të mundësojë edhe abrogimin e vendimit të Shkallës së Parë.” thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, shtohet se Federata ka nisur menjëherë kontaktet edhe me autoritetet shqiptare për të parë dhe operuar cdo mundësi që ekziston deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit, në mosekstradimin e tij drejt Serbisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata kroate vendosi ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?