FSHF vijon me investime, do të rikonstruktohet stadiumi dhe një fushë në Maliq

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka qenë sot në Maliq për të inspektuar investimet e radhës të Federatës në këtë zonë. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu dhe zyrtarë të FSHF, Presidenti Duka ka parë nga afër stadiumin e Maliqit dhe një fushë në Drithas.

Me objektivin e qartë për masivizimin e futbollit në çdo cep të Shqipërisë, FSHF do të investojë për të rinovuar totalisht fushën e stadiumit me bar natyral dhe jo vetëm, por do të financojë edhe tapetin e ri po me bar natyral të fushës në fshatin Drithas, duke i dhënë një hov cilësor futbollit në zonën e Maliqit.

Të dyja fushat do të jenë të pajisura me sistem vaditje funksional. Dhe jo vetëm kaq. Federata e Futbollit nuk do të ndërhyjë vetëm në fushën e Maliqit, por edhe do të rikonstruktojë këtë stadium. Në stadium ndërkohë kanë nisur punimet, teksa në Drithas është gati projekti dhe do të nisë ndërhyrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është investimi i radhës i FSHF-së në drejtim të infrastrukturës teksa puna vijon në disa stadiume e fusha të ndryshme në të gjithë vendin për krijimin e kushteve më të mira për të luajtur futboll dhe për rritjen e cilësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?