FSHF “zhvat” tifozët! Anëtarësim i detyruar dhe blerje pa dëshirë të biletës me Andorrën për të parë… Francën!

Je i interesuar për të blerë një biletë për të ndjekur nga shkallët e “Arenës Kombëtare” takimin Shqipëri-Francë? Duhet t’i bësh llogaritë mirë sepse duhet të paguash shumë më shumë sesa çmimi real i biletës kundër kampionëve të botës. Kjo sepse Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur një mënyrë “gjeniale” për të zhvatur tifozët kuqezi.

Që të jesh prezent në takimin Shqipëri-Francë, fillimisht duhet të bësh anëtarësimin në “Fan Clubin” e Kombëtares, anëtarësim që kushton 15 mijë lekë. Më pas duhet të paguash për të parë ndeshjen kundër Andorrës. Këtë “fat” nuk e kanë të gjithë tifozët sepse “Elbasan Arena” është shumë më i vogël sesa “Arena Kombëtare”, ndaj jo të gjithë kanë paguar për një biletë për sfidën e fundit në grup.

Por sa para kanë paguar shqiptarët për të ndjekur ndeshjen ndaj Francës? Duke llogaritur vendet më të lira për këto dy ndeshje, përballja me transalpinët kushton 15 mijë lekë të vjetra, ajo ndaj Andorrës 5 mijë lekë të vjetra dhe regjistrimi në klubin që FSHF i ka dedikuar Kombëtares, 15 mijë lekë të tjera, pra për një total prej 35 mijë lekësh të reja…

SHKARKO APP