Fulham i shkakton humbjen e dytë Liverpoolit, ndalet Chelsea

Me qetësinë që i fal diferenca e madhe që ka në krye të renditjes, Liverpooli i lejon vetes humbjen e dytë sezonale në Premier League, kundër Fulham. Dueli i luajtur sot u fitua nga vendasit në shifrat 3-2.
Ekipi i drejtuar nga Arne Slot kaloi i pari në avantazh, pas një goli shumë të bukur të Mac Allister. Argjentinasi shënoi pas një goditjeje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 14-të. 8 minuta më pas, Fulham barazoi shifrat me Sessegnon.
Në minutën e 31-të, Alex Iëobi shënon golin e dytë për Fulham me një goditje potente. 5 minuta më pas ishte radha e Rodrigo Muniz për të shënuar golin e tretë. Liverpooli provoi të reagonte në pjesën e dytë duke ngushtuar shifrat me Luis Diaz. Gjithsesi koha nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga kjo sfidë.
Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Brentfordit. Londinezët mbeten në vendin e katërt me 53 pikë, por City mund ta kalojë nëse mund sot United. Tottenham ndërkohë fitoi 2-1 ndaj Southampton. Brennan Johnson shënoi të dy golat. /R.Lika-Koha Jonë/