Fundjava e futbollit në “Permier League”

“Premier League” këtë fundjavë vjen me një numër të madh ndeshjesh, ku topi i parë do të luhet midis Sanderland dhe Arsenal  sot në orën 13:30 në “Stadium of Light”. Në këtë ndeshje “Topçinjtë” do të kërkojnë 3 pikshin për të dalë në krye të tabelës së klasifikimit ndërkohë që Sanderland do të përpiqet të sigurojë 3 pikët e para për këtë kampionat.

Ndërkohë Manchester Junajte do të ketë një ndeshje të lehtë, të paktëen në letër ku në orë 16:00 do të “Old Traford” kundërshtarët e radhës të Burnley. Edhe pse një ndeshje e lehta “Djajt e Kuq” të Mourinho mund të hasin në vështirësi pasi mungesat priten të jenë të shumta. Në 11 lojtarët që do të hidhen në fushë për të marrë 3 pikët e rashës pritet që të mungojë Ibrahimovic dhe Rooney të cilët mund të “ruhen” për përballjen me Fenebrahcen.

Totenham do të presë në “White Hart Lane” të Londrës “dhelprat” e Leicesterit një skuadër që gjatë sezonit të kaluar i dhuroi shumë dhimbje në fushën e gjelbër Totenham, i cili pritet që ndeshjen e sotme të “hakmerret”. Nga ana tjetër Manchester City do ta ketë të vështirë marrjen e tre pikëve por, jo të pa mundur. Citizens të cilët mbajnë vendin e parë në renditje do të kenë një përballje me West Brom, e cila është një skuadër e famshme për vështirësitë që u hap skuadrat e mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë duhet të presim përfundimin e ndeshjeve ditën e diel  për të marrë vesh se kush do të vazhdojë të kryesojë në “Premier League” pasi Chelsea luan ditën e nesërme kundër Southamton dhe në përfundim të fundjavës me shumë mundësi do të kemi ndryshime edhe në kryesuesit e tabelës se “Premier League”./City

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?