Funerali i Papës/ 5 ditë zie Kombëtare në Itali, shtyhen ndeshjet e së shtunës në Seria A
Këshilli i Ministrave në Itali ka shpallur pesë ditë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Si pasojë, aktivitetet sportive, përfshirë ndeshjet e kampionatit italian, janë pezulluar përkohësisht.
Masa hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri të shtunën, më 26 prill, raportojnë mediat italiane.
Si rezultat, sfidat e Serisë A të parashikuara për të shtunën. Como-Genoa, Inter-Roma dhe Lazio-Parma – janë shtyrë për një datë të re që do të përcaktohet në ditët në vijim.
Ndërkohë, ndeshjet e Kupës së Italisë do të zhvillohen sipas kalendarit: gjysmëfinalet Inter-Milan dhe Bologna-Empoli do të luhen të mërkurën dhe të enjten, pa asnjë ndryshim në agjendë.
KOHA JONË SONDAZH

