Futboll në kohë lufte, Qeveria siriane fton në ndeshje rebelët

Rebelët sirianë janë ftuar nga qeveria për të marrë pjesë në një takim miqësor futbolli që do të zhvillohet në Alepo. Ftesat janë shpërndarë nëpërmjet fletëpalosjeve dhe postimeve në rrjetet sociale, teksa grupimeve të armatosura opozitare u është garantuar siguria. Zyrtarët e qeverisë janë shprehur se ndeshja është një event në funksion të ribashkimit kombëtar, por ende nuk dihet nëse ftesa e tyre do të pranohet nga rebelët.

Qeveria siriane ka ftuar rebelët që kundërshtojnë regjimin e Presidentit Bashar al-Assad që të marrin pjesë në një takim miqësor futbollit, i cili sipas njoftimit bëhet në kuadër të ribashkimit kombëtar.

Përfaqësuesit e Assad kanë shpërndarë fletë-palosje si dhe kanë postuar në rrjete sociale ftesa ku i bëjnë thirrje grupimeve të armatosura opozitare që t’i bashkohen eventit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët kanë njoftuar se bëhet fjalë për një ndeshje miqësore midis dy ekipeve lokale, të cilat do t’a zhvillojnë takimin në mesditën e së enjtes në stadiumin “ Al-Hamdania”, një impiant në të cilin mund të shkojnë afro 15.000 spektatorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rebelëve u është ofruar gjithashtu mundësia e ruajtjes së tyre në rast se do t’a pranojnë ftesën, duke vendosur në dispozicion një korridor të sigurt.

Ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë grup opozitar që mund t’a pranojë ftesën e bërë nga ana e qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad, ndonëse diçka e tillë duket si një skenar thuajse i pamundur.

Megjithatë, duhet të pritet mesdita e së enjtes për të parë nëse rebelët do të kenë ndryshuar qëndrim.

Më herët, forcat qeveritare janë munduar që të hapin edhe korridore paqësore, duke u ofruar rebelëve mundësinë për t’u dorëzuar, por kjo ofertë u refuzua prej tyre.

Qeveria siriane në bashkëpunim me atë ruse vendosën për disa javë me rradhë një armëpushim në Alepo, por që prej javës së shkuar bombardimet kanë rinisur.

Kjo gjë ka shkaktuar edhe njëherë debate të ashpra mes Rusisë dhe Sirisë nga njëra anë dhe vendeve perëndimore nga ana tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?