Futbolli italian në zi, ndërron jetë Totò Schillaci

Një nga ikonat e futbollit italian, Totò Schillaci, është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai vuante prej kohësh nga kanceri i zorrës së trashë dhe ishte operuar dy herë.

Totò Schillaci e nisi karrierën e tij te qyteti i lindjes, Palermo, ndërsa më pas kaloi tek Interi e Juventusi. Toto luajti në total në 120 ndeshje në Serie A, ku realizoi 37 gola, 105 ndeshje në Serie B me 39 gola të realizuar.

 

SHKARKO APP