Futbolli thyen tabutë/ Flamuri i Kosovës ngrihet për herë të parë në Beograd

Një moment historik që shkon përtej sportit: për herë të parë në histori, flamuri i Kosovës është ngritur në Beograd. Dhe kjo tabu nuk u thye në një samit politik apo në një konferencë diplomatike, por në Kongresin e UEFA-s, organizmin më të lartë të futbollit europian.

Kjo nuk është një rastësi. Është një dëshmi tjetër se futbolli është shumë hapa para politikës, një forcë e jashtëzakonshme që mund të përcjellë mesazhe që asnjë tjetër fushë nuk arrin dot. Në një rajon ku tensionet historike shpesh mbizotërojnë, ky gjest ka një simbolikë të fuqishme: sporti mund të hapë rrugën për atë që politika shpesh e ka të pamundur – bashkëjetesën dhe pranimin.

Ky moment vjen në një kohë kur UEFA dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, janë sulmuar për vendimin e guximshëm për të organizuar Kampionatin Europian U-21 të vitit 2027 në Shqipëri dhe Serbi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kritikët nxituan të akuzojnë dhe të hedhin dyshime mbi këtë projekt, por ky flamur që valëvitet sot në Beograd është një përgjigje e qartë: vendimi nuk u mor për interesa të ngushta, por për të çuar përpara një mesazh të fortë bashkëpunimi dhe paqeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për herë të parë, flamuri i Kosovës qëndroi përkrah atyre të federatave të tjera europiane në një event madhor në Beograd. Ky është një sinjal i qartë se barrierat mund të bien dhe se njohja nuk vjen gjithmonë nga tryezat e diplomatëve, por shpesh nga një top futbolli dhe fuqia e tij për të bashkuar njerëzit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?