Futbollistët në protestë, ultimatum Bashkisë: Tre ditë afat ose…

Në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Vllaznia B kërcënon me bojkot të ndeshjes së të shtunës ndaj Tërbunit e vlefshme për Kategorinë e parë. Shkak është bërë mos marrja e pagave që prej një viti.

Futbollistët e ”Vllaznisë B” gjatë ditës së sotme kanë bojkotuar seancën stërvitore në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave prej plot një viti. Ata i kanë dhënë ultimatum Bashksië së Shkodrës që deri të premten të gjejë një zgjidhje pasi në të kundërt do të bojkotojnë ndeshjen e së shtunës ndaj Tërbunit të Pukës.

Bashkia e Shkodrës ka në menaxhim edhe skuadrat e futbollit duke nisur që me Vllazninë e deri tek ekipet e moshave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?