Futbollisti i San Marinos qan në intervistën live pas dy barazimeve radhazi (VIDEO)

San Marino arriti suksesin më të madh në histori duke marrë dy barazime radhazi në ndeshje zyrtare. Skuadra e vogël ka barazuar në dy ndeshjet e fundit me rezultatin 0-0 kundër Gjilbraltarit dhe Lihtenshtejnit.

Pjesëtarët e stafit dhe të gjithë lojtarët dolën me lot nga fusha e lojës. Dante Rossi nuk i mbajti dot lotët në intervistën e tij pas ndeshjes. Ai shfaqi të gjithë emocionet e tij në këtë sfidë.

“Nuk mund t’i mbaj lotët. Është një ëndërr e kthyer në realitet. Nuk mund të them më shumë”, tha Rossi.

SHKARKO APP