Futbollisti i Tiranës e shijoi ndeshjen me të dashurën në tribunë ndaj Kukësit
Edhe pse tifozeria nuk është e lejuar që të futet në stadium, ditën e djeshme në duelin Tirana-Kukësi, pati edhe tolerime. Pjesë e saj ishte edhe Francesca Jace.
Mbrojtësi i skuadrës së Tiranës, Albi Doka, festoi ditëlindjen në krahët e ish-banores së “Big Brother”. Prej kohësh përflitet se futbollisti i Tiranës dhe Françeska Jaçe janë në një lidhje. Ish-banorja e Big Brother vazhdon të nxisë thashethemet dhe është shfaqur mjaft mbështetëse ndaj Albi Dokës.
Ajo publikoi një foto nga stadiumi teksa zhvillohej ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit. 23-vjeçari Doka nuk ishte në fushë për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve. Gjithsesi duket se e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna së bashku me të dashurën e tij.