Futbollisti me origjinë shqiptare transferohet për shifrën rekord në Premier League

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda zyrtarisht është futbollist i Brightonit në Premier League.

Gruda ka nënshkruar kontratë me skuadrën angleze deri në qershor të vitit 2028. Ndërkohë që transferimi është bërë për shifrën e 30 milionë euro, por 5 të tjera mund të shtohen në formë bonusesh.

20-vjeçari debutoi me ekipin e parë të Mainzit në edicionin e kaluar, kur luajti në 28 ndeshje në Bundesligë, duke shënuar katër gola dhe dhuroi 3 asistë.

Në Bundesligë, Gruda debutoi në vitin 2023 në moshën 18 vjeç kundër Borussia Dortmundit. Ai ka luajtur për të gjitha grup-moshat e Gjermanisë nga mosha 15-vjeçare, ndërkohë që me U21 të Gjermanisë ka luajtur 7 ndeshje.

SHKARKO APP