Futbollisti merr 112 mije euro në javë, e ëma: S’më paguan as qeranë
Zakonisht ndodh që shumë futbollistë kur firmosin kontratën e parë të majme, ajo që bëjnë fillimisht është t’i krijojnë kushte të afërmve të tyre për të bërë një jetë të mirë.
Por kjo nuk ka ndodhur me Nilotin, yllin e Manchester City.
Ai ka firmosur një kontratë prej 100 mijë paund (112 mije euro ) në javë e megjithatë nuk i ka dhënë asnjë kacille nënës së tij e cila jeton si mos më keq.
Sipas thë Mirror, e kaluara e nënës së tij nuk është aq e bukur, varësi nga heroina, burgu, prostitucioni, por marrëdhëniet nënë e bir janë ndërprerë që prej verës 2015, pas një sherri me fjalë që ka shpërthyer në Whatsapp dhe ku mësohet se ai i ka thënë nënës së tij të shporret sepse ajoe kontakton atë vetëm kur i duhen para.
Ajo i tha the Mirrror: Jam e sigurtë se në këtë mënyrë si jetoj unë nuk jeton asnjë nënë e ndonjë futbollisti të Premier League dhe se Nolito nuk i kishte paguar më as qeranë.





KOHA JONË SONDAZH

