Futbollisti shqiptar shënon super gol me të rinjtë e Juventusit (VIDEO)
Sporti E Enjte, 7 Mars 2024 14:25
Luis Hasa ka gjetur golin e parë për vitin 2024 me të rinjtë e Juventusit. Në minutën e 5-të, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një super gol nga jashtë zonës.
Juventusi i të rinjve triumfoi në transfertë me rezultatin e thellë 4-0 kundër Olbia. Hasa ende nuk ka vendosur se me cilën Kombëtare do të luajë, por është ftuar nga moshat e Kombëtares së Italisë dhe premton shumë për të ardhmen.

KOHA JONË SONDAZH

