Futbollistja spanjolle refuzon minutën e heshtjes për Maradonën: Nuk e meriton një përdhunues!
Teksa e gjithë bota po mban zi për vdekjen e Diego Armando Maradonës, nga Spanja vjen një episod i veçantë. Futbollistja Paula Dapena refuzoi minutën e heshtjes për argjentinasin, duke duke marrë një pozicion në formë proteste.
Gjatë sfidës ndërmjet Viajes Interrias FF dhe Deportivo Abanca, ajo u ul me shpinë të kthyer, teksa të gjitha shoqet e saj po respektonin minutën e heshtjes. Gjesti ka bërë xhiron në rrjetet sociale, teksa Paula është justifikuar.
“Nuk pranova të bëja një minutë heshtje për një përdhunues, pedofil dhe keqtrajtues. Kjo është arsyeja pse u ula në tokë dhe ktheva shpinën. Për viktimat nuk kishte asnjë minutë heshtje, ndaj nuk jam e gatshme që ta bëj këtë minutë për të”, tha ajo për portalin “Libertadbajopalabra”.
Gjesti u kritikua së tepërmi, po ajo zbuloi se mori mbështetjen e trajnerit të kundërshtarëve, i cili sipas saj e përgëzoi për iniciativën. /R.Lika-Koha Jone/