Futsall, Shqipëria bën “tris” fitoresh në grupin D

Shqipëria e mbyll me pikë të plota grupin D në raundin paraeliminatore të Europianit në futbollin e sallave pasi mposhti 3-2 Maltën në takimin e luajtur në Varna të Bullgarisë.

Kuqezinjtë që drejtohen nga Erin Resuli, të cilit e kishin siguruar kualifikimin pas sukseseve me Bullgarinë dhe Anglinë u kursyen ndaj një kundërshtari më modest, pasi rezultati kishte vetëm vlerë statistikore. Malta e mbylli pjesën e parë në avntazh 1-2, ndonëse Shëpëria shënpi e para me Alibegun.

Në fakt golat e Azzopardid dhe Frendos shërbyen për t’i shkundër kuqezinjtë, që në pjesën e dytë realizuan edhe dy gola të tjerë me Brahimin dhe Selmanajn, me këtë të fundit që i dha fitoren skuadrës së tij në sekondat e fundit të takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raundin tjetër që do të zhvillohet nga data 3 deri 12 prill tw 2017, Shqipëria do të bëjë pjesë në Grupin 2 së bashkë me Hungarinë, Bosnjë Hercegovinën dhe Azerbajxhanin organizator të turneut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?