Gabbiadini rrëfen tmerrin me koronavirusin: Ka shumë pozitivë, por nuk e dinë!
Manolo Gabbiadini ka treguar tregon përvojën e tij të hidhur që nga momenti i rezultimit pozitiv me Koronavirus. Sulmuesi i Sampdorias shprehet se e kishte të vështirë ta besonte kur doktori i ekipit i tregoi rezultatin e analizave.
“Kisha pak ethe mbrëmjen e së martës (10 mars), por nuk mendova për virusin. Telefonova dr. Baldarin e Sampdorias, por edhe në këtë rast nuk mendoja për virusin. Martina, gruaja ime, megjithatë, më sugjeroi që të bëja tamponin.
Ne kemi dy fëmijë të vegjël në shtëpi. Të enjten isha mirë, ethet kishin kaluar. Në 3, pasdite, doktori më thirri për të më thënë që isha pozitiv. Buk e besoja. Nëse mjeku do të më kishte thënë të prisja një ditë tjetër, para se të vendosja nëse do ta bëja tamponin, nuk do ta kisha pyetur më, pasi ndihesha shumë mirë.
Mbase, duke menduar se nuk isha pozitiv, do të kisha shkuar të blija frutat, duke rrezikuar ta transmetoja virusin tek një person i moshuar në një mënyrë absolutisht të pavetëdijshme. Kuptova që ka shumë njerëz pozitivë me koronavirus, por që nuk e dinë. Beteja fitohet vetëm në një mënyrë: duke respektuar rregullat dhe duke qëndruar në shtëpi”, deklaroi sulmuesi për Gazzetta dello Sport.