Gabimet e kuqezinjve në ndeshjen me Zvicrën
Shqipëria ka debutuar me një humbje të hidhur në Europian. Kuqezinjtë kanë humbur 1-0, por vendimtare kanë qenë disa gabime fatale.
E para ishte gafa e Etrit Berishës, që doli gabim dhe Shqipëria pësoi gol që në minutën e ‘5-të.
Si të mos mjaftonte kjo, Lorik Cana del me karton të kuq pa përfunduar pjesa e parë, ndërsa Armando Sadiku humbet një rast të artë përballë portierit zvicerian.
Pjesën e dytë, edhe pse me një lojtar më pak, Shqipëria luan më mirë dhe qendron në lojë deri në fund, falë edhe disa pritjeve të Etrit Berishës, që shlyen kështu disi gabimin e tij.
Por, gafa më e madhe ndodh në fund.
Shkëlzen Gashi merr një top të artë nga Abrashi dhe ballë për ballë me portierin zvicerian, nuk arrin dot të shënojë.
Keqardhja është padyshim e madhe, pasi realisht ndeshja është vendosur falë gafave të pafalsshme të lojtarëve tanë, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm.
Në fund, si gjithmonë na mbetet të themi: Humbëm me dinjitet. TEMA
KOHA JONË SONDAZH

