Gabimet e shumta në sfidën Juve-Fiorentina, gjyqtari pritet të dënohet

Një javë pushim pas një ndeshje të tmerrshme mes Juventusit dhe Fiorentinës. Arbitri roman Federico La Penna, sipas “Gazzetta dello Sport” nuk do të gjykojë në javën e 15-të të Seria A.

Ishte një sfidë me shumë gabime për gjyqtarin, teksa veproi drejt për ndëshkimin e Cuadrados, por në fillimin e pjesës së dytë nuk i dha kartonin e dytë të verdhë Borja Valeros për një ndërhyrje të ashpër ndaj Bentancur.

Gabimet nuk përfunduan këtu, pasi më pas nuk do të vërshëllente një penallti për pengim të Ronaldos në zonë nga Castrovilli, ndërkohë që shumë i dukshme ishte edhe një tjetër i portieri Dragoëski ndaj Bernandeschit.

La Penna nuk do të jetë arbitri i parë që do të dënohet për gabime, pasi një gjë të tillë e ka provuar edhe Giacomelli, Nasca, Maresca dhe Piccinini. Për gabime në ndeshjet Milan-Roma, Inter-Parma dhe Roma-Sassuolo. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP