FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gabimi i papritur në statujën e re të Lionel Messit bëhet viral

Një statujë e re 26-metërshe, e ngritur në nderim të ikonës së futbollit Lionel Messi, po tërheq vëmendjen për arsye të gabuara. E vendosur në Patagoni, Argjentinë, statuja e portretizon Messin të gjunjëzuar mbi trofeun e Kupës së Botës, i pozicionuar mes këmbëve të tij. Megjithatë, nga pas, skena, e cila synonte të nderonte fitoren e vendit në Kupën e Botës 2022, duket më pak festive sesa ishte menduar, duke shkaktuar reagime të shumta.

Pamja ka shkaktuar komente virale në rrjetet sociale. “Duket si ‘reverse cowgirl’,” shkroi një tifoz në Instagram, duke iu referuar pozës. Një tjetër komentoi, “Oh, kjo është rrëmujë (Messy),” ndërsa një i tretë shtoi, “Kushdo që e miratoi këtë është një tifoz i fshehtë i Ronaldos,” duke aluduar për rivalin e famshëm të Messit, Cristiano Ronaldo.

Artisti lokal argjentinas, Berosia, krijues i kësaj vepre, theksoi se fokusi i tij kryesor ishte fytyra e futbollistit. “Të gjithë sytë e opinionit publik do të jenë te fytyra. Nëse nuk e bëj fytyrën siç duhet, gjithçka që kam ndërtuar shembet,” tha Berosia në një intervistë për The New York Times. Ai, i njohur më parë për statuja dinosaurësh dhe Jezu Krishti, shpjegoi vështirësinë e frymëzimit nga një yll i jetës reale. “Mund të arrish të përcjellësh si dukej Krishti, ose në Darkën e Fundit – si dukeshin apostujt është e hapur për interpretim. Por me këtë, nuk mund të bësh gabim. Messi është Messi.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrë nga The Daily Beast

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?