Gaboi rëndë dy herë në sfidën e Juventusit, arbitri Rapuano mund të përfundojë në Seria B

Antonio Rapuano, arbitri nga Rimini, ishte sërish në qendër të debateve. Pas polemikave të javës së kaluar në ndeshjen e Milanit,  kur u fol për episodin e penalltisë së dhënë e më pas të hequr që solli edhe përjashtimin e trajnerit Allegri,këtë herë protagonizmi i tij shpërtheu në sfidën Verona–Juventus, të luajtur në “Bentegodi”.

Rapuano fillimisht akordoi një penallti për vendasit pas një topi që preku krahun e Joao Marios (episod i diskutueshëm nëse ishte i qëllimshëm apo jo). Por momenti më i kontestuar erdhi kur nuk ndëshkoi me karton të kuq Orban, i cili goditi me bërryl në fytyrë mbrojtësin juventin Gatti, një gjest i konsideruar si sjellje e dhunshme.

Sipas La Gazzetta dello Sport, të dy episodet, veçanërisht i dyti, janë cilësuar shumë seriozë nga drejtuesit e AIA. Performanca e dobët e arbitrimit pritet t’i kushtojë Rapuanos një “zbritje” në Serie B për disa javë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?