Gabriel Jesus mendon largimin nga Arsenalin, ka oferta nga Seria A
E ardhmja e Gabriel Jesus duket gjithnjë e më larg nga Arsenali. Sulmuesi brazilian, i cili është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi deri në muajin janar, pritet të largohet nga “Topçinjtë” gjatë merkatos së dimrit.
Sipas mediave britanike, për 27-vjeçarin janë shfaqur tashmë interesime konkrete nga tre klube të Premier League, Bournemouth, Fulham dhe West Ham, të cilat po vlerësojnë mundësinë e huazimit ose transferimit të tij të plotë.
Megjithatë, sipas burimeve afër lojtarit, interesim për Jesus po vjen edhe nga Serie A, ku Juventus dhe Milan po ndjekin me kujdes situatën e tij. Të dy klubet italiane kërkojnë të forcojnë repartin ofensiv dhe e shohin brazilianin si një alternativë ideale, për shkak të përvojës së tij në Premier League dhe fleksibilitetit taktik.
Nëse Arsenali pranon ta lërë të largohet në janar, Gabriel Jesus mund të bëhet një nga emrat më të bujshëm të merkatos së dimrit 2026, me një garë të hapur mes Anglisë dhe Italisë për shërbimet e tij.
KOHA JONË SONDAZH

