
Një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e Gabriel Kullës. Talenti shqiptar është aktivizuar në minutat e fundit të ndeshjes mes Sassuolos dhe Fiorentinës, duke regjistruar paraqitjen e tij të dytë në elitën e futbollit italian.
Futbollisti i ri shqiptar po fiton gradualisht hapësira te Sassuolo, ndërsa aktivizimi në një kampionat të nivelit të Serie A përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e tij.
Kulla u hodh në fushë nga stoli në fundin e takimit kundër Fiorentinës, duke shtuar kështu një tjetër paraqitje në llogarinë e tij në kampionatin italian. Ai ndërkohë mori dhe kartonin e tij të parë të verdhë.
Për një futbollist të ri, marrja e minutave në një kampionat kaq konkurrues është një sinjal pozitiv dhe një mundësi për të treguar vlerat e tij.