Gabriel ndërhyn rëndë ndaj portierit Martinez, arbitri nuk e ndëshkon (VIDEO)

Një episod i diskutueshëm ka ndezur debat të madh në rrjetet sociale, pasi Gabriel u përplas me Emiliano Martínez dhe përfundoi duke e goditur portierin në fytyrë me këmbë.

Ngjarja ndodhi gjatë aksionit mes mbrojtësit të Arsenalit dhe portierit, ku kontakti ishte i fortë dhe Martínez mbeti për disa çaste i shtrirë në fushë.

Pamjet e incidentit u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga tifozët. Shumë prej tyre vunë në pikëpyetje vendimin e arbitrit, pasi Gabriel nuk u ndëshkua për ndërhyrjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur këmba e mbrojtësit brazilian përfundon në fytyrën e Martínezit, ndërsa portieri mbetet i shtrirë pas kontaktit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi për të mos dhënë ndëshkim ka shkaktuar debate të shumta mes tifozëve, me shumë prej tyre që ironizojnë faktin se Gabriel “shpëtoi pa u ndëshkuar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?