Gafa e Strakoshës mposht Shqipërinë, Turqia fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)

Luajtëm shkëlqyer për 89 minuta. Patëm disa raste shënimi të vetëm përballë portierit turk, por nuk shënuam. Dhe ja në minutën e 90 pësuam gol.

Një gafë e rëndë e Strakoshës në fundin e kohës së rregullt i ka dhënë fitoren 1-0 Turqisë në duelin e luajtur në Stamboll. Skuadra e Rejës zhvilloi një ndeshje fantastike me shumë raste, por fati ishte me vendasit.

Ndeshja nis me shumë agresivitet nga të dyja skuadrat, teksa vendasit ankohen për çdo faull ndaj tyre. Tosun krijoi që në minutën e dytë shansin e parë për shënim, duke shmangur në dy raste Gjimshitin. Arbitri Ovidiu Hațegan nuk u kursye aspak duke dhënë 3 kartonë të verdhë për lojtarët tanë në 12 minutat e para. Dermaku, Bare dhe Memushaj u ndëshkuan për motive të ndryshme. Në minutën e 22-të vjen një inkursion mjaft i mirë i Keidi Bares, i cili rrëzohet në zonë, por për arbitrin nuk ka kontakt për penallti. Disa minuta më pas Manaj dha sinjalin e parë me një goditje me kokë. Në fundin e shtesës, sulmuesi i talentuar lëshoi një të djathtë të bukur nga goditja e dënimit, por portieri e Gunok e devijon topin në goditje nga këndi.

Fillimi i pjesës së dytë do të ishte më i mirë për vendasit që krijojnë dy shanse të mira në harkun e 5 minutave. Tufan provoi me një goditje në hyrje të zonës, e cila u grushtua mjaft mirë nga portieri Strakosha. Reja vendos të ndërhyjë duke hedhur në fushë Roshin në vend të Lenjanit, ndërkohë që Turqia do të kërcënonte sërish portën me Calhanoglu. Për të vendosur ekuilibrat në mesfushë, strategu italian aktivizon edhe Abrashin në vend të Memushajt. Në minutën e 57-të, Odise Roshi shpërthen mjaft mirë në krahun e majtë, kroson në zonë për Manajn, i cili nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë pas një prekje të lehtë të portierit vendas.

Sulmuesi i kombëtare sonë do të bëhej protagonist edhe disa minuta më vonë, por nuk do të arrinte që të shfrytëzonte një aksion ku ishte thuajse përballë portierit. Në fundin e ndeshjes Manaj do të dhuronte spektakël duke kërcënuar dy herë brenda dy minutave portën e Gunok, që detyrohet ta ndalë me dy goditje në hyrje të zonës. Kur u duk se gjithçka do të mbyllej në barazim, vendasit do të shënonin. Ismajli dhe Strakosha ngatërrohen mes tyre duke i dhënë mundësinë Cenk Tosun që të shënonte golin e fitores. Për kuqezinjtë mbyllen të gjitha shpresat e fundit për një vend në Europian.

/R.Lika-Koha Jone/

Image

TURQI-SHQIPËRI 1-0

90’ GOL Turqia kalon në avantazh në fundin e kohës së rregullt. Ismajli dhe Strakosha ngatërrohen mes tyre duke i dhënë mundësinë Cenk Tosun që të shënonte golin e avantazhit

87’ Rey Manaj dhuron spektakël me një aksion persional, por edhe këtë herë do të ndalej nga portieri Gonok.

82’ Mundësi tjetër e artë për Manajn i cili del i vetëm përballë portierit por humbet ekuilibrin dhe nuk arrin të shënojë.

75’ Odise Roshi shpërthen mjaft mirë në krahun e majtë, kroson në zonë për Manajn, i cili nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë pas një prekje të lehtë të portierit vendas

68’ Vendasit janë më këmbëngulës në aksionet sulmuese, teksa Calhanoglu provoi të befasonte portierin e kombëtares sonë me një goditje të lehtë.

57’ Reja vendos që të rrezikojë duke hedhur në fushë Roshin në vend të Lenjanit

50’ Turqia kërcënon sërish portën e kuqezinjtë, por Strakosha ndal me një mrekulli Tufan

49’ Shqipëria kundërpërgjigjet me një kundërsulm të shpejt, Bare shërben mjaft mirë për Lenjanin, por ky i fundit humbet topin

47’ Mbrotja jonë nuk e nis aspak mirë, duke lënë të lirë në zonë Demiral, i cili i vetëm përballë Strakoshës godet shumë lehtë

45+4’ Manaj provon me një goditje dënimi që do të ndalet sërish nga portieri vendas

36’ Memushaj kroson mjaft mirë në zonë për Rey Manaj, i cili godet me kokë, por portieri Gunok arrin ta ndalë

 

22’ Inkursion mjaft i mirë i Keidi Bares, i cili rrëzohet në zonë, por për arbitrin nuk ka kontakt për penallti

13’ Nuk kanë fund kartonët e verdhë, edhe kapiteni Memushaj është ndëshkuar

6’ Merih Demiral e ka humbur fare toruan duke sulmuar Keidi Baren, ndërkohë që të dy ndëshkohen me karton të verdhë

4’ Ceng Tosun dhuron spektakël në hyrje të zonës, duke shmangur në dy raste Gjimshitin, por goditja e tij është e dobët

3’ Cenk Tosun dhuron spektakël në hyrje të zonës, duke shmangur në dy raste Gjimshitin, por goditja e tij është e dobët

1’ Nis ndeshja me topin e parë të luajtur nga Turqia

Formacionet

Turqia: Gynok, Ajhan, Çelik, Demiral, Meras, Tufan, Tekdemir, Emre, Çalhanollu, Tosun, Jillmaz.
Trajner: Senjol Gynesh

Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Lenjani, Bare, Gjasula, Memushaj, Manaj, Çikalleshi.
Trajner: Edi Reja

 

SHKARKO APP